DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndërmarrjet Publike mes luftës për mbijetesë dhe zhvillimit strategjik

25 Mars 2025
A A
Ndërmarrjet Publike mes luftës për mbijetesë dhe zhvillimit strategjik
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli i dytë në kuadër të Konferencës së tretë vjetore të CorrWatch, është mbajtur me temën “Ndërmarrjet Publike: në mes luftës për mbijetesë dhe zhvillimit strategjik”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka thënë se ndërmarrjet publike nga humbjet marramendëse gjatë qeverisjeve të mëparshme, gjatë qeverisjes së tanishme është një dallim drastik, në kuptimin pozitiv.

“Si Ministri e Ekonomisë nga zyra kombëtare e auditimit kemi një opinion që tregon që paranë publike po e përdorim siç duhet, sidomos në raport me ndërmarrjet publike. Kemi një arritje të kënaqshme, bukur të lartë në reformat që kërkohen për rrugëtimin tonë drejt BE-së. Jam i lumtur që ndërmarrjet publike janë në rrugën e duhur. Për katër vite para qeverisjes sonë, 2016-2019, bilanci ka qenë negativ 59 milionë euro, një humbje marramendëse. Vitet 2021-2024 pak a shumë katër vite të qeverisjes sonë bilanci është mbi 195 milion euro, ka një dallim drastik”, ka thënë zëvendësministri Mjeku.

Kryeshefja ekzekutive e Telekomit, Burbuqe Hana, tha se subvencionet janë të nevojshme, por nuk duhet krijuar varësi nga subvencionet.

“Subvencionet në shërbimet universale janë të nevojshme, por nuk duhet të krijohet varësi financiare prej subvencioneve. Telekomi funksionon me marrje të kredisë, kryesisht afatgjatë prej aksionarit. Të gjitha kanë strategji të qartë të kthimit të këtyre mjeteve. Ideja fillestare e çdo kompanie, e një menaxhimit të mirë, janë rritja e të hyrave dhe zbritja e kostove. Për Telekomin ka qenë sfidë e madhe. Prej vitit 2015, Telekomi ka performuar me humbje gjatë gjithë kohës dhe kur është marr detyra më 2020 kemi pasur borxhe përpos humbjeve. Prej 2015 e që deri atëherë jemi njohur si gjiganti i Kosovës, ne kemi qenë 70 milionë borxh. Kemi bërë një strategji të qartë financiare, empirike dhe përshkruese. Koha e përshtatshme e Telekomit ka qenë se aksionari e ka mbështetur nevojën për ecje përpara të kësaj ndërmarrjeje. Jemi duke punuar shumë në dixhitalizim”, ka thënë

Kryeshefi i Kompanisë për menaxhimin e deponive në Kosovë, Dardan Velija, tha se e kanë një projekt me qeverinë, BE-në dhe Bankën Evropiane për Rindërtim për rehabilitimin e deponive me standarde evropiane.

“Nga kjo kompani është menaxhuar degradimi i deponive sanitare që janë ndërtuar me fondet e BE-së. Pas pavarësisë ka filluar degradimi. Në vitin 2012 kompanisë i ka humbur licenca e Kosovës. Tani jemi në një gjendje emergjente. Problemi fillon te qytetari dhe pastaj përfundon te ne, pa u marrë me situatën emergjente që e kemi me deponitë e keqmenaxhuara për 15 vjet. Të keqmenaxhuara rrënjësisht. Unë kur kam shkuar aty kanë ardhur disa fatura që nuk ma mbushin syrin që nuk janë në rregull. Është keqmenaxhim i skajshëm i parasë publike. Ne e kemi një projekt me qeverinë, BE-në dhe Bankën Evropiane për Rindërtim që jemi duke bërë rehabilitimin e deponive me standarde evropiane”, ka thënë Velija.

KATEGORITË

  • Botë (1 000)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 799)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (123)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com