Ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari.
Jashari, i cili kishte ushtruar detyrën e kryetarit në periudhën e paraluftës, vdiq të hënën.
Në një telegram ngushëllimi, Komuna e Lipjanit u ka shprehur ngushëllime familjarëve të ish-kryetarit Jashari.
“Puna dhe përkushtimi i tij në drejtimin e komunës do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale, duke reflektuar rolin e tij në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, forcimin e administratës komunale dhe ndërtimin e bazave për zhvillim institucional dhe shoqëror”, thuhet në telegramin e komunës.
