Polici nga Mitrovica, Mehdi Brahimi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, duke lënë në zi familjen dhe të afërmit e tij.
Brahimi, rreth 50 vjeç, dyshohet se ka pësuar atak kardiak pas iftarit. Ai ishte me prejardhje nga Ceraja dhe banonte në Vaganicë, ndërsa punonte si pjesëtar i Policisë në Prishtinë.
Familja pritet të njoftojë në vijim për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit.
