DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

24 Shtator 2026
A A
Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme
Share on Facebook

Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t’u marrë në pyetje në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

GJKKO ka bërë me dije se seanca për marrjen në pyetje të ish drejtueses së SHISH do të mbahet në orën 12:00, ndërsa në orën 09:00, do të mbahet seanca për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin.

Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetëroreteksa ndodhej në arrati.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve, janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ishte në arrati.

Në kuadër të të njëjtin aksion të SPAK, u arrestua edhe Embro Sulejmani, punonjës i Agroturizëm “Kodra e Kuajve”, që ndihmonte Agasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluçi, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore, që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi gjithashtu dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 732)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 695)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (191)
  • Sport (444)
  • TV (93)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com