DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në arrati dhe i armatosur me kallash, Fazli Nrecaj terrorizon banorët në Suharekë – a po dështon shteti ta ndalë?

24 Mars 2026
A A
Në arrati dhe i armatosur me kallash, Fazli Nrecaj terrorizon banorët në Suharekë – a po dështon shteti ta ndalë?
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë alarmante po raportohet nga malet e Maqiteves në Suharekë, ku i dyshuari për rastin e mbi 500 kilogramëve narkotikë, Fazli Nrecaj, vazhdon të qëndrojë në arrati, duke lëvizur i armatosur dhe duke krijuar pasiguri tek banorët e zonës.

Sipas burimeve të besueshme nga terreni, Nrecaj po endet lirshëm në fshat dhe përreth, i armatosur me armë automatike, ndërsa dyshohet se mund të ketë edhe mjete të tjera të rrezikshme.

Banorët thonë se ai po sillet si “kaçak”, duke kërcënuar këdo që dyshon se mund të bashkëpunojë me Policinë apo të japë informacione për vendndodhjen e tij.

Madje, vetëm para dy javësh, sipas burimeve, ai ka kanosur një bashkëfshatar, duke e akuzuar se po “i sjell policinë” dhe duke e kërcënuar drejtpërdrejt.

Gjatë bastisjeve të mëhershme nga autoritetet, atij i është gjetur edhe një armë automatike e tipit AK-47, ndërsa pavarësisht kësaj, ai vazhdon të jetë në arrati.

Prania e tij në zonë dhe sjelljet kërcënuese kanë ngritur shqetësim serioz tek banorët, të cilët ndihen të pasigurt dhe të pambrojtur.

Rasti ngre pyetje të forta për institucionet e sigurisë:

A po dorëzohet shteti përballë një personi të kërkuar për trafik narkotikësh, që endet i armatosur dhe kërcënon qytetarët?

Autoritetet pritet të reagojnë urgjentisht për kapjen e tij, para se situata të përshkallëzohet dhe të ketë pasoja më të rënda.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 489)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 627)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (259)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com