Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ai ka njoftuar në rrjete sociale se festën e ka pritur me gjyshen në Burojë.
Endriti ka përmendur edhe babain e tij, Hashim Thaçin, që po gjykohet në Hagë.
“Në Burojë pranë gjyshes, aty ku i prisnim festat gjithmonë me babin, dhe ku mblidhej krejt familja. Gëzuar të gjithëve festën e Bajramit”, ka shkruar Thaçi.