DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në Gjakovë një bukë 70 centë, sot në Prishtinë u bë 60 centë

28 Prill 2025
A A
Në Gjakovë një bukë 70 centë, sot në Prishtinë u bë 60 centë
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Gjakovës ku çmimi i bukës është bërë 70 centë edhe në disa furra në Prishtinë nga 50 centë çmimi për një bukë është ngritur në 60 centë, ndërsa byreku po kushton 1.50 centë. Barrën e shtrenjtimit të rrymës, që ende as nuk është në fuqi, po e paguajnë qytetarët ndërsa nga institucionet nuk u tha se kanë një plan për zbutjen e kësaj situate.

Ngritjen e çmimit të bukës nga e premtja e ka nisur Gjakova, nga 60 centë buka është shtrenjtuar për 10 centë, pra 70 centë.

Karvani i shtrenjtimit të çmimit të bukës ka arritur edhe në disa furra në Kryeqytet. Në disa prej tyre, një bukë sot është shitur 60 centë, ndërsa një byreku kushton 1.50 centë.

Shtrenjtimi i çmimit të rrymës është faktori kryesor, dhe kjo na u konfirmua nga pronarët e furrave të cilët nuk deshën të identifikohen.

Për barrën me të cilën po përballen qytetarët, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk është deklaruar.

“Sot është dita e pronësisë intelektuale, prita që po më pyet për ditën e pronësinë intelektuale….”, deklaroi Hajdari.

Që institucionet nuk janë në hap me ngritjen e çmimeve e dëshmon edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

“…Autoriteti është duke monitoruar me kujdes zhvillimet në sektorin e prodhimit të bukës. Aktualisht, jemi në fazën e mbledhjes së informatave, me qëllim të vlerësimit nëse rritjet e çmimeve janë rezultat i faktorëve të ndryshëm ekonomikë (rritje kostosh prodhimi, çmime më të larta të energjisë, lëndës së parë etj.), apo ndonjë praktike të ndaluar, si marrëveshje të bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve konkurrente për rritjen e çmimeve (e ndaluar sipas nenit 5 të ligjit për konkurrencën]”, thuhet nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Edhe për çmimin e bukës por edhe të kafes nëpër kafene Autoritet i Konkurrencës thotë se është në proces të grumbullimit të informacioneve, inspektimeve e nëse lind nevoja edhe të hetimeve për të gjetur shkeljet e mundshme.

Përkundër interesimit, nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës nuk u shprehën të gatshëm të flasin për prodhimin e grurit e miellit si dhe ndikimin që vërtetë ka tek furrtarët shtrenjtimi i rrymës që përcillet nga ta si furnizues.

KATEGORITË

  • Botë (988)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 530)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (58)
  • Sport (122)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com