DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në Hagë vazhdon gjykimi në rastin e “Administrimit të drejtësisë”

2 Mars 2026
A A
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës nga ora 09:30, vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku ekipet e mbrojtjes pritet të nisin pyetjet për Dëshmitarin 7.

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) lexoi përmbledhjen e aktakuzës dhe paraqiti deklaratën hyrëse. Të pestë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm.

Mbrojtja e Bashkim Smakajt e përfundoi deklaratën hyrëse, ndërsa ajo e Isni Kilajt e paraqiti më pas. Dëshmitari i parë, i identifikuar si Dëshmitari 7, dha dëshminë nën masa mbrojtëse.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan më 5 dhjetor dhe u transferuan në paraburgim në Hagë. Hashim Thaçi mori fletarrestimin në objektin e paraburgimit, ndërsa Hajredin Kuçi u ftua për paraqitje. Gjatë paraqitjeve fillestare në dhjetor 2023 dhe janar 2025, të gjithë u vetëdeklaruan të pafajshëm.

Më 12 nëntor 2025, pas përfundimit të procedurave paraprake, çështja iu kalua gjykatësit të vetëm për gjykim. Konferenca përgatitore u mbajt më 28 nëntor 2025, ndërsa gjykimi nisi më 27 shkurt 2026

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 452)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 204)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com