Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.
Raportohet se tragjedia ndodhi në shtëpinë e tyre, teksa paraprakisht konflikti kishte filluar për pronësinë e shtëpisë.
Arma ishte shkrepur në organet gjenitale dhe zonën e legenit të të ndjerit.
Në deklaratën e Prokuroris Themelore në Pejë dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë thuhet se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe po hetohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
