DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në sa raste Specialja ua ndaloi drejtuesve të UÇK-së pjesëmarrjen në varrime?

18 Mars 2025
A A
Në sa raste Specialja ua ndaloi drejtuesve të UÇK-së pjesëmarrjen në varrime?
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda katër vjetësh gjykime në Hagë, shtatë familjarë të ngushtë të krerëve të UÇK-së që u akuzuan nga Specialja, ndërruan jetë. Në asnjërin rast, Gjykata Speciale nuk ua ka lejuar ardhjen në Kosovë për ceremonitë mortore ish-krerëve të UÇK-së.

Kadri Veselit i vdiqën dy prindërit, Jakup Krasniqit vëllai, Nasim Haradinajt vëllai, Hysni Gucatit vëllai, Haxhi Shalës babai dhe së fundmi Hashim Thaçit babai. Në asnjërin rast, Specialja nuk ka lejuar pjesëmarrje në varrime. Kërkesat janë aprovuar për të ardhur për të bërë homazhe disa ditë pas varrimit, dhe për t’i takuar 2-3 anëtarë të familjes së ngushtë. Në shumë raste, kjo është vlerësuar si shkelje direkte e të drejtave të njeriut.

Kjo situatë, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë.

Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar shkrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti Gjykatën Speciale një tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm” që, tha ai, ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë.

Reagimi i Ramës erdhi pas vendimit të Speciales për të mos lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u nda nga jeta më 16 mars.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”– shkroi Rama.

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, mbetet një nga kritikët më të ashpër të Gjykatës Speciale. Së fundmi, në mesazhin e tij për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ai shprehu shqetësimin për trajtimin e Speciales ndaj Thaçit.

Ai e quajti Thaçin “atë themeltar” të shtetësisë së Kosovës duke shtuar se ai “do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.”

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë. Sidoqoftë, ky hap historik është në hije të një padrejtësie të madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.

Evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit. Dhe, institucionet kosovare shtetërore kanë dështuar të ndërmarrin veprimte e nevojshme ligjore për ta ndalur këtë padrejtësi, për shkaqe politike.

Kjo burgosje e gabueshme duhet të marrë fund”, ka shkruar Grenell.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 496)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 858)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (274)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com