Në kampin Villaggio Italia, selinë e KFOR-it është zhvilluar një takim ndërfetar, ku morën pjesë të gjitha autoritetet fetare më të rëndësishme nga pjesa perëndimore e Kosovës.
KFOR-i njoftoi se komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Francesco Errico në fjalën hapëse theksoi si temë kryesore të takimit rolin e spiritualitetit në promovimin e paqes dhe se si feja mund të jetë mjet ndërmjetësimi dhe zgjidhje e konflikteve.
“Takimi nxori në pah ndjeshmërinë dhe respektin e KFOR-it ndaj të gjitha besimeve fetare në shoqërinë multietnike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Facebook.