DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes KEK dhe AKK

3 Prill 2025
A A
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes KEK dhe AKK
Share on FacebookShare on Twitter

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK – Sh.A). dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me qëllim të avancimit të efikasitetit në zhvillimin e infrastrukturës kadastrale në fushën e operimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës. Memorandumi është nënshkruar nga z. Gramos Hashani, Kryeshef Ekzekutiv (u.d.) i KEK – Sh.A. dhe z. Avni Ahmeti, Drejtori Ekzekutiv (u.d.) i AKK-së.

Ky Memorandum ka për qëllim përcaktimin e procedurave për shkëmbimin e të dhënave dhe krijimin e kushteve për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional. Me këtë marrëveshje, do të mundësohet shkëmbimi i të dhënave në mënyrë elektronike, si dhe integrimi i Sistemit të Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK), për të përmirësuar proceset teknike dhe administrative të të dyja institucioneve.

Përveç aspekteve teknike, Memorandumi parashikon gjithashtu organizimin e trajnimeve për personelin e KEK Sh.A. dhe caktimin e zyrtarëve përgjegjës për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit, për të siguruar zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes. Ky bashkëpunim do të përmirësojë efikasitetin dhe transparencën në operacionet e të dyja institucioneve dhe do të kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë dhe kadastrit në Kosovë.

KEK Sh.A. dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe falënderimet e saj të sinqerta për Agjencinë Kadastrale të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij procesi. Ky bashkëpunim i frytshëm do të kontribuoj në përmirësimin e shërbimeve dhe do të ndihmojë në realizimin e objektivave të përbashkëta.

Përfundimisht, ky Memorandum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontribuon në realizimin e qëllimeve afatgjata të të dyja institucioneve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com