DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve

26 Qershor 2025
A A
Përfundoi Provimi i Maturës Shtetërore, numër i madh i nxënësve u përjashtuan për përdorim të telefonave
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë Kosovën, do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë këtë të premte. Zyrtarë nga Ministria e Arsimit kanë thënë për Radio Kosovën se janë të angazhuar mbi 1500 administrues dhe se do të marrin masa në rastet kur do të provohet të ketë kopjime, nga nxënësit. Njohës të arsimit ndërkaq, thonë se rëndësia e këtij testimi është duke u zbehur, si pasojë e kopjimeve që ndodhin.

Nxënësit e klasave të nënta në gjithë Kosovën, nesër do t’iu nënshtrohen testit të arritshmërisë, për të cilin sipas Ministrisë së Arsimit janë bërë të gjitha përgatitjet. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim në MASHT, Fatmir Elezi, ka treguar për Radio Kosovën, numrin e nxënësve që do të testohen si dhe detaje tjera në lidhje me testimin.

“Në testin e arritshmërisë në klasat e nënta janë diku rreth 24 mijë nxënës të shpërndarë në 170 qendra të testimit, me 1 mijë e 550 administrues të angazhuar. Këtë vit, testimi organizohet vetëm në një ditë, për të gjitha lëndët. Testi i arritshmërisë është orientues, rezultatet shërbejnë për regjistrim në klasën e dhjetë dhe nuk ka prag të kalueshmërisë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me masat parandaluese kundër kopjimit në testim, Elezi ka thënë se do të kujdesen edhe në këtë drejtim.

“Nga viti i kaluar kemi filluar shpërndarjen e nxënësve nëpërmjet platformës e-kosova, ku nxënës të të njëjtës klasë më nuk janë në të njëjtën sallë të testimit. Këtë vit, në testimin e maturës, ka pasur disa raste ku nxënësit e kanë përdorur telefonin, por diku mbi 80 nxënës janë përjashtuar nga testimi, si pasojë e përdorimit të telefonit. Edhe nxënësit e klasave të nënta do të kenë mbikëqyrje nga komisioni dhe shpresojmë që nuk do të ketë largime nga testimi për shkak të përdorimit të telefonave”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 980)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com