Profesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ishte mysafir në emisionin Jetë o Jetë me Jeton Zogjanin.
Spahiu ndër tjera në këtë emision ka folur edhe për një rast interesant, që i tha dikush se kë ka votuar në këto zgjedhje në Kosovë.
Spahiu tregon se dikush i tha që e ka votuar Edona Llalloshin në këto zgjedhje, e cila ishte kandidate e LVV-së, ku edhe siguroi votat e mjaftueshme për deputete.
Spahiu e ka pyetur se pse e ka votuar Edonën, e ai i ka thënë se ‘këndon mirë’.
Shikojeni videon më poshtë, teksa Spahiu flet edhe për kthimin e tij të pasluftës në Kosovë, dhe pse është vendosur në Mitrovicë dhe jo në Prishtinë.