Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Podujevës, Nexhmi Muçiqi (numër 8), ka theksuar se qyteti ka nevojë për veprime konkrete dhe zgjidhje të shpejta për problemet e përditshme të qytetarëve.
Muçiqi, duke u shprehur në kuadër të fushatës, tha se “problemet tona janë të dukshme, ndërsa zgjidhjet janë të thjeshta. Është koha për të vepruar”.
Ai shtoi se është i bindur që me përkushtim dhe punë, Podujeva mund të zhvillohet ndjeshëm më shumë, duke ftuar qytetarët ta mbështesin me numrin 8 në listën e PDK-së.
