DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga Haga Konjufca: Lufta jonë ishte luftë e drejtë dhe e pastër

18 Shkurt 2026
A A
Nga Haga Konjufca: Lufta jonë ishte luftë e drejtë dhe e pastër
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen.

Pak para nisjes së seancës gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku do të marrë pjesë edhe vetë Konjufca, ai tha se e vërteta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të triumfojë.

“Verdikti final do të jetë në përputhje me historinë dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së”, tha ai para mediave.

Glauk Konjufca është deklaruar nga Haga, lidhur me luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Gjykata Speciale po tenton shtrembërimin e historisë së luftës së drejtë të UÇK-së.

“Ne patëm kritikën tonë për këtë gjykatë, gjykatë që fokusin e kishte padrejtësisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe unë jam këtu për ta konfirmuar edhe një herë se lufta jonë, lufta e popullit tonë, ishte luftë e drejtë, e pastër, ka qenë luftë mbrojtëse, nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i një populli tjetër, targeti i vetëm i uniformave të UÇK-së ka qenë policia dhe ushtria serbe, njerëzit e uniformuar okupatorë që bënë gjenocidin në Kosovë”, tha Konjufca.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës tha se UÇK nuk ishte ndërmarrje kriminale, dhe sipas tij, kjo e vërtetë do të dalë edhe në Gjykatën e Hagës.

Ai sot do të marrë pjesë në seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 479)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 487)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com