DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga një muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika

23 Prill 2025
A A
Nga një muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Ferizaj sot pasdite ua caktoi nga një muaj paraburgim të arrestuarve dje Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit Muhamed Lika, raporton Ekonomia Online.

Gjykata: Të pandehurit e planifikuan vrasjen, i mituri e kreu atë

“Ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 01.04.2025 rreth orës 23:00 në një rrugë të Kaçanikut, përkatësisht në hyrje të një ndërtese, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë – rreshter M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, në atë mënyrë që më pas i mituri, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë – rreshter M.L., ku viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar, duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.

Në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plafët e marra, viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit “D.”, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “M.D.”, ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i pandehuri H.B., i cili e përcjellë zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni duke i shkuar mbrapa e pas kryerjes së veprës penale nga i mituri rreth 14 minuta mbrapa vije në afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar.

I pandehuri V.Ç., është parë në shoqëri të të pandehurve R.M. dhe të miturin ku të njëjtit para kryerjes së veprës penale vërehen duke vëzhguar vendin e ngjarjes. I pandehuri E.L., në bazë të video incizimeve është parë në shoqëri të të pandehurve ku së bashku me të pandehurin Sh.K., e përcjellin rreshterin M.L., nga daja nga Stacioni Policor, ku i pandehuri E.L., derisa ka qenë në veturën “Opel Astra” me të kaluar viktima del nga vetura pronë e të pandehurit Sh., dhe vazhdon me veturën “Golf II” në përcjellje të viktimës, ndërsa i pandehuri Sh., vazhdon me veturën “Opel Astra” duke përcjellë viktimën, i pandehuri D.G., përmes telefonit kontakton të pandehurin H.B. dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë në ushqim dhe gjëra tjera të miturit”.

Çka krejt ndodhi para dhe pas seancës dëgjimore?

Më parë në Gjykatën Themelore në Ferizaj u mbajt seanca dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika, raporton Ekonomia Online nga kjo gjykatë.

Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka, u paraqitën para gjykatës.Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimin ndaj gjashtë të dyshuarve.

Ç’thuhet në dosjen e Prokurorisë për vrasjen e policit Muhamed Lika?

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshterin M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, ku viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjell në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, i mituri me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri dhe në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra nga predhat e armës së zjarrit, viktima M.L., ka ndërruar jetë, me këtë në bashkëkryerje, të pandehurit do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074”.

Avokati i Rilind Muratit: Klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër

Pas seancës dëgjimore, ende pa u shppalur vendimi i Gjykatës, avokati Musa Konxheli, mbrojtës i Rilind Murati, tha se klienti nuk është i përfshirë në vrasjen e policit Lika.

Ai hodhi poshtë pretendimet për ekzistencën e një grupi të organizuar që qëndron pas kësaj ngjarjeje .

“Kemi kërkuar masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit. Kjo masë është e mjaftueshme. Si mbrojtës i Rilind Muratit, duke u bazuar në ato prova që deri tash i kemi, konsiderojmë që klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër. Klienti im kategorikisht e refuzon që në çfarëdo forme të jetë i përfshirë në këtë vepër penale. Ne po konsiderojmë se nuk ka pasur fare grup për organizimin e kësaj vrasjeje. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.”, tha Kongjeli

Avokatja e Diamant Gashit: S’ka lidhje me ekstremizëm fetar

Fehmije Gashi, avokate e njërit nga të arrestuarit Diamant Gashi për vrasjen e policit Muhamed Lika, tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me ekstremizëm fetar, duke iu referuar edhe kërkesës së prokurorisë për paraburgim, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka treguar se klienti i saj dyshohet se e ka strehuar njërin nga të dyshuarit për vrasje, në shtëpinë e tij, por që ka thënë se ai fare nuk e ka ditur se i strehuari është i dyshuar për vrasje. Ajo shtoi se babai i të dyshuarit ka thënë se nëse del se djali i tij është përfshirë në rast, nuk do t’i angazhoj fare avokat.

“Ajo çka mund të them për juve dhe opinionin në këtë fazë dhe gjatë gjykimit unë kërkova prokurori i çështjes që së bashku me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini, të dalin edhe një herë të japin sqarime që kjo vrasje askund nuk është përmend në kërkesën e paraburgimit se ka lidhshmëri ideologjike, fetare, islamiste, siç po e përdorin mediat e informimit për arsye se është edhe një rrethanë tjerët, është edhe me Kodin Penal të Kosovës, edhe me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutë të Kosovë, ju e dini ekziston rregulla e prezumimit të pafajësisë derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë mandej në këtë rast në njëfarë mënyrë po etiketohet familja e tyre”.“Edhe nga kërkesa që ju e keni në duar mund ta shihni se aty nuk përmendët askund se kishte ekstremizëm fetar apo vepra në lidhje me këtë. Aty përshkruhen, ora, minuta e detaje të tjera që prokuroria dyshon se të dyshuarit kanë bërë, por ju lus t’ia sqaroni edhe publikut se askund nuk thuhet se kjo ngjarje lidhet me ekstremizëm fetar”, tha avokatja Gashi.

Avokati i Vatan Qakës: Akuza për vrasjen e policit Lika bazohet vetëm në disa pamje

Ngadhënjim Rudi, avokati i Vatan Qakës, i dyshuar për vrasjen e policit kaçanikas Muhamed Lika, pas seancës gjyqësore deklaroi se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, akuza bazohet vetëm në pamjet e sigurisë ku Qaka shihet në shoqëri me dy të pandehur të tjerë.

“E përfunduam seancën dëgjimore dhe klienti im nuk e ka pranuar fajësinë. Në fakt, kërkesa e Prokurorisë është ngritur mbi dyshime dhe mbështetet vetëm në një video-incizim të marrë nga kamerat e sigurisë. Në ato pamje ai shihet në shoqëri të dy të pandehurve të tjerë. Normalisht, në seancë nuk e ka pranuar fajësinë dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet rasti,” tha Rudi.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 606)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com