DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ngjarje e rëndë në Leposaviq: 4-vjeçari lëndohet me thikë, gruaja e dyshuar ndalohet për 48 orë

2 Tetor 2026
A A
Ngjarje e rëndë në Leposaviq: 4-vjeçari lëndohet me thikë, gruaja e dyshuar ndalohet për 48 orë
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e 1 tetorit në Leposaviq, ku një fëmijë 4-vjeçar është lënduar me thikë nga një grua e moshës madhore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 12:20, Policia është njoftuar nga Shtëpia e Shëndetit se një fëmijë po merrte ndihmë mjekësore pasi ishte lënduar me thikë.

Fëmija është dërguar më pas për trajtim të mëtejmë në spital në Mitrovicë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjendja e 4-vjeçarit është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me rastin është identifikuar dhe shoqëruar M. M, e cila gjatë shoqërimit dyshohet se ka shfaqur sjellje agresive ndaj një zyrtareje policore, duke e goditur dhe tentuar ta kafshojë.

E dyshuara është dërguar edhe për vlerësim mjekësor. Sipas dokumentacionit mjekësor të rastit, ajo rezulton se vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor dhe neurologjik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim-teknika rajonale, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 742)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 226)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (465)
  • TV (106)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com