Prokuroria Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Brendon Ajazajt për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina”, i pandehuri tentoi ta vriste Uliks Ferizin, duke qëlluar pesë herë me armë zjarri, prej të cilave tri plumba shkaktuan lëndime të rënda trupore.
Prokurori ka propozuar që gjykata ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale të ngritura në barrë.
