Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pritet të mbajë sot një konferencë për media.
Sipas njoftimit të ministrisë, konferenca do të zhvillohet në orën 15:00, në objektin e ministrisë.
Arsyet e konferencës nuk janë bërë zyrtarisht të ditura, por burime të gazetës bëjnë me dije se ajo lidhet me aktakuzën e ngritur për rastin e rezervave shtetërore.
