Ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku pritet të merret vendimi nëse kjo parti do ta mbështesë apo jo kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Kjo mbledhje vjen një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet nesër (15 prill) me fillim nga ora 10:00.
Deri më tani, pushteti nuk ka zbuluar asnjë emër të mundshëm për kryetar të Kuvendit dhe mbetet e paqartë nëse i ka siguruar votat e nevojshme për ta zgjedhur atë.
