DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nissinen: Kosova të besojë në proceset demokratike që qytetarët të mbesin të bashkuar ndaj kërcënimeve

28 Janar 2025
A A
Nissinen: Kosova të besojë në proceset demokratike që qytetarët të mbesin të bashkuar ndaj kërcënimeve
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, së fundmi ka folur në lidhje me çështjet e sigurisë në Kosovë dhe intergrimin e saj në BE e NATO.

Sipas tij presionet gjeopolitike, narrative, që mbështesin qasjen e kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës krijojnë mos besim dhe mos qëndrueshmëri të infrastrukturës.

Ai ka thënë se këto mund të jenë sulme si ato ndaj infrastrukturës kritike, siç është sulmi i fundit që ka ndodhur në Zubin Potok e që demonstron nevojën për masa të përmirësuara të mbrojtjes.

“Prandaj përvoja e Finlandës ofron informata mjaft të vlefshme e të çmueshme për adresimin e këtyre sfidave përmes ndërtimit të reziliencës, përmes kërcënimeve hibride dhe përqafimit të kohezionit social”, tha ai.

Ambasadori tutje shtoi se beson që Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizojë themelet e veta demokratike.

“Në ndërkohë që Kosova lëviz drejt integrimit më të madh në NATO dhe BE, mund të priotetizoj veprimet si vazhdë për fuqizimin e demokracisë dhe kornizës së sigurisë së saj”, tha Nissinen.

Sipas tij përtej mekanizmave kombëtar të bashkëpunimit të luftimit të këtyre fenomeneve duhet të ndërtohen institucione për monitorimin, ndikimin dhe parandalimin e ndërhyrjeve keqdashëse, të bëjë fushata për përmirësimin e edukimit mediatik që mund të fuqizojë qytetarët që të jenë në gjendje të dallojnë informatat cilat janë të besueshme.

“Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe multirateral duke përforcuar partneritetin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n madje edhe në mungesë të plotë të anëtarësimit, në këtë pikë do të fuqizojë infrastrukturën e sigurisë së Kosovës dhe të sigurojë platformë për iniciativa të reziliencës së përbashkët dhe fuqizimim e publikut dhe institucioneve demokratike.

Transparenca, sundimi i ligjit dhe mundësitë e barabarta janë jetike në kuptimin e besimit tek qeveria. Duke besuar në procese demokratike Kosova mund të sigurojë që qytetarët e vet të mbesin të bashkuar kundër kërcënimeve të jashtme”, tha ai.

Mes tjerash, ai potencoi se Finlanda është e gatshme që ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 191)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com