Në 75 vjeçar ka deklaruar në Policinë e Kosovës se ka humbur. Por, ai nuk është kërkuar nga familjarët.
Sipas të dhënave që ka siguruar Policia e Kosovës, rezulton që 75 vjeçari ka dy djem.
Policia ka provuar të kontaktojë me ta por nuk ka arritur t’i gjejë.
Rreth orës 16;45, i moshuari siç merr vesh gazeta ka shkuar në zyrat e një Organizate Joqeveritare dhe ka deklaruar se ka humbur.
Pas kësaj Policia ka shkuar në zyrat e kësaj organizate dhe e ka shoqëruar të moshuarin për në Stacionin Policor nga ku kanë provuar të lidhen me familjarët e tij, por pa ndonjë sukses.
