DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një lajm i mirë për ngasësit e automjeteve, ndryshohet rregullorja për sistemin ‘Bonus-Malus’

30 Qershor 2025
A A
Një lajm i mirë për ngasësit e automjeteve, ndryshohet rregullorja për sistemin ‘Bonus-Malus’
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka miratuar ndryshimin e rregullores për sistemin “Bonus-Malus” të sigurimeve të automjeteve.

Ndryshimin e rregullores e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës në një publikim në uebfaqen e saj zyrtare, raporton Paparaci.

Siç raporton portali Buletini Ekonomik bazuar në burime, pesë dispozita të rregullores janë ndryshuar.

Dispozitat e ndryshuara ishin në kundërshtim me rregullativen ligjore, pasi u gjet se kufizonin të drejtën e ngasësve të automjeteve në Kosovë për marrjen e bonuseve apo uljen e tarifës për sigurim të veturës.

Me ndryshimin e rregullores për sistemin “Bonus-Malus”, ngasësit e automjeteve të cilët nuk kanë shkaktuar aksident në vitin paraprak, do të përfitojnë ulje të tarifës së sigurimit të veturës.

Paraprakisht, me rregulloren që ishte në fuqi deri tash, sipas ndryshimeve të pësuara në vitin 2020, bonuset për ngasësit e automjeteve ndërlidheshin me afatet për regjistrim të veturës.

Ndryshimi i rregullores është bërë sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit, i cili në një raport të mëhershëm i kishte rrëzuar pesë dispozita të Rregullores së BQK-së për sistemin Bonus-Malus, e cila u gjet se kufizonte të drejtën e ngasësve të automjeteve në Kosovë për t’i realizuar bonuset me rastin e regjistrimit të veturave.

Si praktikë ndërkombëtare, sistemi “Bonus-Malus”, merr për bazë një histori njëvjeçare të shoferëve dhe në bazë të aksidenteve të shkaktuara ose jo gjatë kësaj periudhe, llogaritë Bonusin ose Malusin, shkruan sot Buletini Ekonomik.

Pra, një person që nuk shkakton aksident në komunikacion shpërblehet me ulje të shumës së pagesës për sigurimin e automjetit dhe hynë në kategorinë Bonus, ndërsa ata që bëjnë aksidente paguajnë më shtrenjtë dhe hyjnë në kategorinë Malus.

Deri në vitin 2020, në Kosovë ky sistem ishte zbatuar vetëm sipas kriterit kur shoferët shkaktonin ose jo aksidente në komunikacion.

Sipas ekspertëve të sigurimeve, kështu e parasheh edhe praktika ndërkombëtare në të gjitha vendet e botës. Por, rregullorja paraprake e hartuar nga BQK, e cila është në fuqi që nga viti 2012, pësoi ndryshime në korrik të vitit 2020. Zbatimi i këtij sistemi më pas ishte zgjeruar edhe për rastet kur shoferët vonohen në përtëritjen e kontratës për sigurim të veturës.

Siç shkruan Buletini Ekonomik, dëmi ndaj policëmbajtësve në Kosovë vlerësohet deri në 20 milionë për këto pesë vite.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 569)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com