DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

25 Mars 2025
A A
Një muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke e caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj B.D., të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z., të dielën (23 mars) në Vushtrri.

Në njoftim e Prokurorisë, thuhet se B.D., dyshohet për “Vrasje të rëndë” sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi të dielen se viktima ishte dërguar në Spitalin e Vushtrrisë, ku edhe u konstatua vdekja e tij.

“Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (997)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 695)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (123)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com