Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj rep-artistit Besart Kelmendi, të njohur me emrin artistik Gjesti.
Gjestit i është caktuar paraburgimi për shkak të të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë si dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas vendimit të Gjykatës, caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.
Reperi nga Peja ishte arrestuar dy ditë më parë për shkak të dyshimit se kishte kërcënuar pronarin e kompanisë Onima.
