DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Njëri i akuzuar kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, ndërpritet seanca në rastin e “53-milionëshit”

14 Maj 2025
A A
Njëri i akuzuar kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, ndërpritet seanca në rastin e “53-milionëshit”
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak se i akuzuari Eset Berisha ka bërë kërkesë për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Violeta Namani, është ndërprerë seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ku përveç Berishës për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen edhe Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Mbrojtësja e Berishës, avokatja Teutë Xhema tha se këtë kërkesë e kanë bërë për shkak të dyshimit për mungesë të paanshmërisë.

“Gjatë shqyrtimit paraprak, duke ushtruar detyrën e kryetares së trupit gjykues jo vetëm se nuk ka zbatuar nenet e Kodit Penal, që e detyron të vërtetojë provat fajësuese dhe shfajësusese, por ka bërë shtrembërim të provave materiale dhe personale”, tha Xhema.

Kërkesa e dorëzuar për përjashtim të kryetares së trupit gjykues përmban 15 faqe.

Gjykatësja Namani pyeti se cila është baza ligjore pasi shtoi se vetë Berisha kishte paraqitur më herët kërkesë disiplinore ndaj saj, por që është refuzuar.

Për këtë, avokatja Xhema tha se baza ligjore është dyshimi se Namani ka treguar anshmëri si kryetare e trupit gjykues.

Pasi u tërhoq trupi gjykues për të vendosur lidhur me kërkesën, kur u kthye në sallën e gjykimit njoftoi se kërkesa për përjashtimin e gjykatëses Namani nga ky gjykim, i dërgohet kryetares së Gjykatës, Albina Shabani-Rama për shqyrtim dhe vlerësim. Andaj, seanca e sotme u ndërpre, raporton “Betimi për Drejtësi“.

KATEGORITË

  • Botë (979)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 423)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com