Burim Krasniqi, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, ka prezantuar projektet kryesore me të cilat synon të sjellë zhvillim dhe ndryshim pozitiv për qytetarët.
Projektet e tij përfshijnë:
-
Investime në arsim, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
-
Mbështetje të fuqishme për bujqësinë dhe verëtarinë, si sektorët kryesorë të ekonomisë lokale.
-
Përmirësim të infrastrukturës publike dhe zhvillim të projekteve që lehtësojnë jetën e qytetarëve.
-
Zhvillim të kulturës dhe rinisë, duke hapur hapësira të reja për aktivitete dhe përfshirje.
-
Transparencë dhe qeverisje të hapur në shërbim të qytetarëve.
