DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Njofton Kremlini: Më 9 maj bisedime bilaterale Putin -Vuçiq

6 Maj 2025
A A
Njofton Kremlini: Më 9 maj bisedime bilaterale Putin -Vuçiq
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat në Serbia kanë raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillojë më 9 maj një bisedë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për një sërë çështjesh dypalëshe si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftohet në media atje, kështu ka deklaruar ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.

Ushakov ka theksuar se bashkëpunimi strategjik mes Rusisë dhe Serbisë është i dobishëm për të dyja palët, sipas agjencisë Interfax.

“Veç bisedimeve për çështjet dypalëshe, do të shkëmbehen edhe mendime për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Më herët ishte njoftuar se presidenti serb do të udhëtonte më 8 maj drejt Moskës për të marrë pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore. Megjithatë, vizita në Rusi është bërë e pasigurt pasi Vuçiç e ndërpreu papritur vizitën në SHBA për shkak të problemeve shëndetësore.

Nga ana tjetër, siç ka raportuar më herët Informer, Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabić, është shprehur, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Vuçiç do të shkojë në Federatën Ruse, se “presidenti e mban fjalën e dhënë”.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 714)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com