DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nuk ka pasur asgjë të shkruar”, Orav zbulon si i nxorën lëshimet nga Kurti, involvimin e QUINT’it dhe kontaktet me Beogradin

21 Mars 2026
A A
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit të Banjskës të sillen para drejtësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, ka treguar për prapaskenat në negociata që u zhvilluan para shpalljes së marrëveshjes së fundit që arritën me Qeverinë e Kosovës për zbatimin e ligjit për të huajt dhe atij për automjete.

Ai tha se në grupet negociuese përfshiheshin ekspertë nga Qeveria e Kosovës dhe nga ambasadat e vendeve të QUINT’it, ndërsa tha se emisari i BE’së Peter Sorensen ka qenë në kontakt me Qeverinë e Serbisë, ndërsa ai vetë me liderët politikë të serbëve në Kosovë.

“Marrëveshjet mund të kenë forma të ndryshme. Kur themi “marrëveshje”, njerëzit zakonisht imagjinojnë disa persona që ulen në një tavolinë, me stilolapsa në dorë dhe nënshkruajnë dokumente. Megjithatë, marrëveshje dhe dakordime të ndryshme mund të arrihen në mënyra të ndryshme. Në këtë rast, për shembull, nuk ka pasur asgjë të shkruar. Kryeministri Kurti ka dhënë një deklaratë për atë që ishte dakorduar më herët, ndërsa edhe zoti Sorensen ka folur për marrëveshje të mëparshme. Zyra ime dhe zyra e Peter Sorensen punojnë së bashku – jo gjithmonë në mënyrë të dukshme, por është e rëndësishme që të punojmë drejt një rezultati përfundimtar”.

Pas shtyrjes së dytë të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt më 15 janar, Orav tha se nuk ishte formuar plotësisht, por grupi i ekspertëve takohej shpesh.

“Aty përfshiheshin ekspertë nga Qeveria e Kosovës dhe nga ambasadat e vendeve të QUINT’it. Ndiqet ecuria e zbatimit, sfidat dhe mënyra se si zhvillohen proceset. Gjithashtu, ndërkohë janë mbajtur dy takime mes kryeministrit Kurti dhe të gjithë ambasadorëve të akredituar në Kosovë, ku kemi shqyrtuar këtë proces dhe kemi parë se çfarë duhet bërë më tej”.

“Kush nga Beogradi ka qenë konkretisht i përfshirë në këtë marrëveshje?”, u pyet Orav nga gazetarë të mediave serbe në një intervistë që pati me ta.

“Rezultati i kësaj marrëveshjeje është që Qeveria e Kosovës ka mundësi ta zbatojë plotësisht këtë ligj, ndërsa ne kemi identifikuar sfidat dhe çështjet që kërkojnë hapa shtesë për të rregulluar situatën. Për shembull, letërnjoftimet serbe në veri duhet të pranohen për regjistrimin e gjendjes civile, si martesa dhe të ngjashme. Ndërkohë, Peter Sorensen, si përfaqësues special i BE-së për dialogun, ka biseduar me përfaqësues nga Beogradi. Unë personalisht kam qenë në kontakt me liderët politikë serbë në Kosovë dhe i kam informuar për atë që Qeveria ka vendosur më 14 mars”, tha ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 480)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 492)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com