DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nuk shoh asnjë film”/ Habit me deklaratën Denzel Washington: Jam lodhur…

28 Gusht 2025
A A
“Nuk shoh asnjë film”/ Habit me deklaratën Denzel Washington: Jam lodhur…
Share on FacebookShare on Twitter

Denzel Washington mund të mos i mbajë mend më të gjitha filmat ku ka luajtur, por kur bëhet fjalë për sa filma shikon vetë, përgjigjja është e thjeshtë: asnjë.

“Nuk shikoj filma. Vërtet nuk shikoj”,  tha fituesi i dy çmimeve Oscar gjatë një bisede me A$AP Rocky dhe regjisorin Spike Lee në një dalje për revistën GQ.

A$AP Rocky më pas e pyeti aktorin 70-vjeçar nëse arsyeja për këtë është fakti se filmat janë puna e tij

“Ndoshta. Jam lodhur nga filmat”, tha Washington

Spike Lee më pas ndërhyri për ta pyetur sa filma ka bërë, dhe Washington iu përgjigj menjëherë:

“Shumë. Besoj rreth 50”, u përgjigj.

Washington dhe Rocky luajnë të dy në thrillerin e Lee-t “Highest 2 Lowest”, që aktualisht po shfaqet në kinematë amerikane.

Gjatë bisedës, Rocky tregoi për përvojën e tij në filmin e vitit 2018 “Monster”, ku luajti bashkë me djalin e Washington-it, John David dhe e befasoi aktorin me miqësinë e tyre.

“U bëra shumë shok me djalin tënd, John David”, tha Rocky.

“Ti dhe John David jeni kaq të afërt”, pyeti Washington, duke marrë një tjetër të qeshur nga Rocky.

“Ai nuk shikon filma”, i tha më pas Lee me shaka Rocky-t.

“Highest 2 Lowest” është bashkëpunimi i pestë i Washington me Spike Lee, që nga filmi i parë i tyre i përbashkët në vitin 1990, “Mo’ Better Blues.”

Kur Rocky e pyeti cili ishte projekti i tij i preferuar me Lee, Washington u përgjigj:

“Nuk kam të preferuar. Gjithmonë u them njerëzve, kur më pyesin ‘Cili është filmi yt i preferuar?’ – u them ‘Filmi im i ardhshëm.’ Nuk jam i interesuar për të kaluarën. Në fakt, nuk e kam parë më ‘Mo’ Better’ që nga ajo kohë”.

Ndër projektet e ardhshme të Washington përfshihet edhe një film nga Netflix, me titull “Here Comes the Flood”, ku do të luajë përkrah aktorëve britanikë Robert Pattinson dhe Daisy Edgar-Jones./ BBC

KATEGORITË

  • Botë (1 116)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 942)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (720)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com