Drejtuesi i i seancës së Kuvendit Avni Dehari tha se me 52 vota për nuk ka kaluar raporti Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, raporton Ekonomia Online.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Ndërsa deputetët e VV dhe tre deputetë të Nismës kanë votuar pro.
Kryetari i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëe, Artan Abrashi, tha se në bazë të raportit i rekomandon Kuvendit që të vazhdojë seancën.
“Komisioni konstaton se në legjislaturën e 9-të janë 120 deputetë nga partitë politike e koalicionet. VV 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, AAK – NISMA 8 deputetë. Komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e deputetëve. Në seancë janë 119 deputetë, mungon vetëm një deputet. I rekomandoj seancës që të vazhdojë seancën konstituive sipas rendit të ditës”, tha Abrashi.