Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në vendvotimet e komunës së Shtimes.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, Shtimen e ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 46.54% të votave.
E dyta në këtë komunë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 32.47 derisa e treta del Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.99%.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës.