Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 71,13 për qind të rezultatit në Komunën e Vushtrrisë në garën për balotazh.
Në bazë të këtij rezultati, Ferit Idrizi i PDK’së ka marrë 10,135 vota apo 54,82 për qind të tyre.
Ndërkaq, Sylejman Meholli ka marrë 8,354 vota apo 45,18 për qind të tyre.

