DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Numrat e “Valës” që përdoren nga bizneset në WhatsApp në shënjestër të hakerëve prej më shumë se një jave në Kosovë

26 Shtator 2026
A A
Numrat e “Valës” që përdoren nga bizneset në WhatsApp në shënjestër të hakerëve prej më shumë se një jave në Kosovë
Share on Facebook

Numrat e telefonit të operatorit publik Telekomi i Kosovës (Vala), që shfrytëzohen në profilet e biznesit në platformën WhatsApp, janë kthyer në cak të një vale të rrezikshme sulmesh kibernetike gjatë më shumë se 10 ditëve të fundit në vend, bëjnë me dije burimet e Insajderit.

Sipas informacioneve nga terreni, kjo fushatë e hakerëve po shënjestron në mënyrë të veçantë llogaritë komerciale dhe profilet e bizneseve që përdorin numra të Valës, duke arritur të marrin kontrollin e tyre përmes metodave të sofistikuara të mashtrimit dhe inxhinierisë sociale.

Bizneset dhe qytetarët që kanë rënë pre e këtyre sulmeve kanë humbur papritur aksesin në llogaritë e tyre zyrtare, ndërkohë që sulmuesit po i përdorin ato për të kontaktuar klientët, partnerët e bashkëpunimit apo për të kërkuar favore financiare dhe ndihma emergjente në emër të subjekteve të dëmtuara.

Mekanizmi i “Ghost Pairing” dhe abuzimi me Linked Devices: Kompanitë e sigurisë konfirmojnë se hakerët nuk thyejnë enkriptimin e WhatsApp-it apo serverët e Meta-s. Në vend të kësaj, ata përdorin teknika mashtruese (phishing), ku, përmes faqeve të rreme, gjoja për konkurse, votime apo verifikime sigurie, detyrojnë viktimat që t’i japin qasje pajisjes së sulmuesit përmes funksionit zyrtar të lidhjes së pajisjeve (Linked Devices).

Sipas analistëve të sigurisë, numrat dhe llogaritë komerciale janë shënjestra më fitimprurëse dhe më të preferuara për hakerët globalisht. Ekspozimi i lartë publik i tyre dhe fluksi i madh i kontakteve tregtare u lejojnë sulmuesve që të përhapin mashtrimet zinxhir brenda pak orësh te klientët dhe bashkëpunëtorët e biznesit të dëmtuar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 870)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (193)
  • Sport (452)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com