Seria e tregimit popullor “Nusja me Shkollë” ka pushtuar zemrat e publikut dhe është seriali më i shikuar në vend. Me një kombinim të rrallë të humorit të hollë, dramës tradicionale dhe temave aktuale shoqërore, ky tregim ka arritur të kapë vëmendjen e mijëra teleshikuesve çdo javë.
Sipas të dhënave të fundit nga matjet zyrtare të audiencës, “Nusja me Shkollë” ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Popullariteti i tij ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku personazhet, frazat dhe ngjarjet nga seriali po bëhen pjesë e përditshmërisë së publikut.
Skenarët e bazuar në realitetin shqiptar, interpretimet autentike të aktorëve dhe përfaqësimi i përplasjes mes traditës dhe modernitetit, janë vetëm disa nga arsyet që ky serial ka fituar një vend të veçantë në zemrën e shikuesve.
Producentët janë shprehur se ky sukses u përket pikërisht atyre që e ndjekin me pasion: “Ky tregim është për dhe nga njerëzit tanë. Na gëzon pafund që publiku e ka përqafuar me kaq dashuri.”
Me këtë ritëm, “Nusja me Shkollë” jo vetëm që po shkruan historinë e serialeve popullore në vend, por po vendos edhe një standard të ri për tregimet popullore televizive shqiptare.
Nusja me shkollë transmetohet në DTV Media çdo të shtune ora 20.30