DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nxirrni rrobat dimërore – Nesër borë e shi, temperaturat pritet të zbresin deri në 3C

15 Maj 2025
A A
Vransira e intervale me diell të enjten, mundësi për riga lokale shiu pasdite
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe dita e sotme po vijon me diell dhe vranësira të herëpashershme, si dhe me rritje të temperaturave, ku maksimalet pritet të ngjiten deri në 24°C.

Megjithatë, një ciklon i fuqishëm nga Afrika Veriore ka filluar gradualisht të lëvizë drejt rajonit tonë, duke sjellë shtim të vranësirave gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të cilat pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale, shkruan Meteo Kosova.

Të premten, ky ciklon do të kalojë përmes Greqisë, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë. Si rrjedhojë, të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht dhe herë pas here pritet të jenë intensive.

Ndërkohë, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore me origjinë polare do të shkaktojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave për këtë periudhë të vitit. Gjatë orëve të pasdites, në zonat e ulëta, temperaturat parashikohen të zbresin në 3 apo 4°C, nga 12–13°C sa pritet të jenë në mesnatë.

Këto masa të ftohta gjithashtu do të sjellin reshje të dendura bore në zonat malore, ku temperaturat mund të zbresin deri në -3°C. Reshje bore priten edhe zonat e larta malore në Mal të Zi.

Pra, edhe pse jemi në mesin e muajit maj, këto ndryshime ekstreme të motit do të ngjajnë më shumë me fundin e nëntorit apo dhjetorit.

Reshjet më intensive pritet të jenë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, ku do të ketë edhe shkarkesa rrufesh, sidomos në jug të Shqipërisë dhe në Greqi.

KATEGORITË

  • Botë (988)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 547)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (59)
  • Sport (122)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com