DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

OBSH: 37% e rasteve të reja të kancerit mund të parandalohen

5 Shkurt 2026
A A
Kanceri i qafës së mitrës, i dyti më i përhapur tek gratë – Kur nisin kontrollet?
Share on FacebookShare on Twitter

37% e të gjitha rasteve të reja me kancer gjatë një viti ishin të lidhura me shkaqe të parandalueshme. Për herë të parë, OBSH ka kryer një analizë globale që tregon rrezikun e kancerit nga shkaqe të parandalueshme.

Studimi shqyrton 30 shkaqe të parandalueshme, duke përfshirë duhanin, alkoolin, indeksin e lartë të masës trupore, inaktivitetin fizik, ndotjen e ajrit, rrezatimin ultravjollcë dhe, për herë të parë, nëntë infeksione që shkaktojnë kancer.

Sipas OBSH-së, tre prej tumoreve, ai i mushkërive, stomakut dhe qafës së mitrës, kanë si shkak kryesor duhanpirjen, infeksionet dhe alkoolin.

Tumoret e mushkërive, stomakut dhe qafës së mitrës përbënin pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të parandalueshme të kancerit, si tek burrat ashtu edhe tek gratë, në nivel global, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Konkretisht, të dhënat tregojnë se 15% e tumoreve kanë si shkak kryesor duhanin, të ndjekura nga infeksionet me 10% dhe alkooli me 3%.

Shkaqet kryesore të parandalueshme për tumoret

Duhani – 15%
Infeksionet – 10%
Alkooli – 3%

Kanceri i mushkërive lidhej kryesisht me pirjen e duhanit dhe ndotjen e ajrit.

“Ne kapim 750–780 raste në vit me kancer mushkërie të lidhur kryesisht me duhanpirjen. Ndryshimet demografike dhe projeksionet për të ardhmen janë që tumoret në Shqipëri do të jenë në rritje”, tha Alban Ylli, specialist i ISHP-së.

Kanceri i stomakut i atribuohej kryesisht infeksionit Helicobacter, ndërsa kanceri i qafës së mitrës shkaktohej kryesisht nga papillomavirusi njerëzor (HPV).

Nisur nga këto gjetje, ekspertët e shëndetësisë theksojnë se 4 në 10 raste të kancerit, ose e thënë ndryshe 7.1 milion raste në mbarë botën, mund të parandalohen.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 493)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 776)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com