DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen e shtrenjtimit të rrymës së paku për një vit

17 Mars 2025
A A
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen e shtrenjtimit të rrymës së paku për një vit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar që të shtyhet vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike së paku për një vit, pasi sipas tij, vendimi është marrë në kohë të shkurtër dhe nuk ka pasur kohë që bizneset të përgatiten, raporton Ekonomia Online.

Rafuna ka thënë se në takimin me bizneset, kërkesa e tyre ka qenë që të shtyhet ky vendim si dhe që institucionet e Kosovës të subvencionojnë sektorin e prodhimit.

“Patëm një mundësi t’i dëgjojmë shqetësimet e biznesit. Shqetësimet më të mëdha ishin te bizneset e prodhimit, ku do të ketë efekt zinxhiror, do të rrit koston e produktit që më pas do të bartet tek konsumatori. Është kërkesë të shqyrtohet mundësia të shtyhet të paktën për një vit ky vendim. E dyta kërkesë drejtuar institcioneve të Kosovës është që sektori i prodhimit të subvencionohet. Kërkesa e të gjithëve është që të shtyhet së paku për një vit implementimi i këtij vendimi, sepse ka sfida të tjera dhe kjo sfidë shtesë është shumë. Do të ketë rritje të papunësisë dhe tkurrje të prodhimit vendor të Kosovës. Kërkesa e OEK-ut është që kjo të shtyhet. Nuk jemi kundër vendimit, por koha është shumë e shkurtër. Nuk ka pasur kohë që biznesi të përgatitet. Kërkesa tjetër që vjen për partite politike është sa më shpejt të kemi të themeluara institucionet e vendit, në mënyrë që të kemi kujt me iu adresua”, ka thënë Rafuna në konferencë për media.

KATEGORITË

  • Botë (962)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 179)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (56)
  • Sport (114)
  • TV (54)
  • Vendore (77)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com