DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve serbe

16 Janar 2025
A A
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Njoftimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për mbylljen e dhjetëra institucioneve paralele serbe më 15 janar, shumë shpejt e pasoi edhe një komunikatë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila tha se nuk e ka autorizuar atë operacion, pasi s’ka pasur kërkesë zyrtare.

Me ligj, policia “zbaton urdhrat dhe udhëzimet e lëshuara në mënyrë të ligjshme nga prokurori publik ose gjyqtari kompetent”.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL se si është zhvilluar procedura në këtë rast, por kërkoi që si referencë të merret komunikata e saj e 15 janarit.

Në të, aksioni cilësohet si “operacion i gjerë policor” dhe thuhet se, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, policia “i ka asistuar zyrtarët e kësaj ministrie, si dhe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ndërprerjen e aktiviteteve të jashtëligjshme” të institucioneve serbe.

Gjatë aksionit në Graçanicë, më 15 janar, u panë edhe pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, por në një deklaratë për REL-in ky mision tha se ka qenë në cilësinë e monitoruesit.

“Në përputhje me mandatin e Misionit, nëse përmes aktiviteteve tona monitoruese konstatohen mangësi serioze, ne i adresojmë ato me autoritetet përgjegjëse”, tha EULEX-i.

Çka thanë autoritetet?

Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ta pyetur rreth zhvillimit të operacionit më 15 janar, por nuk mori përgjigje.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, shkroi në Facebook se deklarimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është “skandaloz”, ndërsa veprimet e policisë i konsideroi si “të ligjshme” dhe “të drejta”.

“A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”, shkroi Haxhiu, e cila edhe në raste të mëhershme e ka kritikuar punën e tyre.

Çka u mbyll?

Më 15 janar – në mes të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – autoritetet e Kosovës thanë se kanë mbyllur disa komuna paralele të Serbisë në vend, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj, të cilat “kanë ushtruar veprimtari të paligjshme” që nga fundi i luftës më 1999.

Aksionet policore u ndërmorën në komunat: Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec dhe Skënderaj.

Ministri i Brendshëm, Sveçla, tha se me këtë veprim “përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Mbyllja e tyre, në fakt, nisi qysh në fillim të vitit të kaluar anembanë Kosovës.

Veprimi u kritikua vazhdimisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe u cilësua si “i pakoordinuar”.

“Këto çështje duhet të menaxhohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja” në mes të Kosovës dhe Serbisë, tha më 15 janar Ambasada amerikane në Prishtinë.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 836)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com