Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja e një vendi, por edhe e tashmja.
Ajo, sot në organizimin për ndër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka pohuar se duhet të punohet nga të gjithë që fëmijët të kenë një të ardhme më të mirë.
“Një 1 Qershori na kujton të gjithëve siç po e shohim edhe sot nga prezenca e fëmijëve të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë se ata nuk janë vetëm e ardhmja jonë, ata janë edhe tashmja jonë. Ata janë drita e çdo familjeje, gëzimi i çdo shoqërie dhe arsyeja e fortë për ta ndërtuar një të ardhme edhe më të sigurt edhe më të ndritshme në vendin tonë”.
“Të gjithë fëmijët tanë pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie tjetër meritojnë një fëmijëri të lumtur, arsim cilësor, një ambient të sigurt dhe mbi të gjitha një jetë me dinjitet. E ardhmja jonë si shoqëri matet pikërisht nga mënyrë se si i trajtojmë fëmijët tanë. Kjo nënkupton më shumë investime në arsim, më shumë përkujdesje për shëndetin e tyre, më shumë mbrojtje nga dhuna, më shumë dashuri për secilin prej tyre në mënyrë që të ëndërrojnë dhe t’i përmbushin ëndrrat e tyre”, ka thënë Osmani.