DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani: Ligji për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së është gati, por presim konstituimin e Kuvendit

14 Prill 2025
A A
Osmani: Ligji për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së është gati, por presim konstituimin e Kuvendit
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpreson se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet nesër, dhe menjëherë pas kësaj ajo ka theksuar se do të paraqesë një propozim të ri ligjor për heqjen e tarifës së njëanshme që Kosova i ka vendosur Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani tha se kundërshtimi i këtij propozimi nga Qeveria ka dëmtuar interesin e Kosovës dhe ka humbur një mundësi të rëndësishme për forcimin e aleancës me SHBA-të.

Ajo theksoi se pas konsultimeve me aleatët dhe miqtë e Kosovës në SHBA, ajo ishte shteti i parë që bëri këtë propozim dhe e konsideron atë si një mundësi për të fuqizuar më tej marrëdhëniet me Amerikën.

“Fatkeqësisht, ky hap u humb për shkak të reagimit negativ të Qeverisë, i cili, sipas presidentes, ka pasur mangësi të njohurive bazike për funksionimin e Kushtetutës dhe institucioneve të Kosovës. Por, ajo shtoi se tani ligji për heqjen e tarifës është përgatitur dhe do t’i propozohet Kuvendit pas konstituimit të tij”, tha Osmani.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë arsye logjike që Kosova të vendosë tarifa ndaj Shteteve të Bashkuara, kur trupat amerikane vazhdojnë të mbrojnë kufirin e Kosovës dhe të sigurojnë paqen dhe stabilitetin në vend.

“Unë tani nuk mund t’ua jap këtë përgjigje sepse kjo varet shumë nga deputetët e Kuvendit nga partitë politike. Shpresoj shumë që të bëhet një gjë e tillë, është në interes të Kosovës që të kemi konsolidim të shpejt të të gjitha institucioneve. Kosova ka shumë punë të cilat duhet të kryhen urgjentisht dhe Kuvendi është i domosdoshëm për një gjë të tillë prandaj mbes me shpresë që më datën 15 të jetë një ditë e suksesshme për gjithë Kosovë”, tha mes të tjerash Osmani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 516)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 372)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com