DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani: Prekazi ishte kështjellë e lirisë, ndërsa familja Jashari themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës

5 Mars 2025
A A
Osmani: Prekazi ishte kështjellë e lirisë, ndërsa familja Jashari themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, të mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Nga atje, presidentja ka thënë se marsi në Kosovë nuk është vetëm një muaj në kalendar, por siç u shpreh ajo, një kujtesë e përhershme e sakrificë dhe e heroizmit.

“Marsi në Kosovë nuk është thjeshtë një muaj në kalendar, por një kujtesë e përhershme e sakrificë dhe e heroizmit. Në këtë muaj kujtojmë Epopenë e lavdishme të luftës së UÇK-së, përkulemi me respekt para dëshmorëve të kombit, kujtojmë martirët e rënë në masakra dhe nderojmë heronjtë që dhanë gjithçka për Kosovën e lirë”, ka potencuar ajo.

Osmani ka theksuar se familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës dhe siç u shpreh, një monument i gjallë i sakrificës dhe heroizmit.

“Sot kujtojmë me krenari komandantin legjendar, Adem Jashari, familjen e tij heroike dhe të gjithë luftëtarët që i dolën zot atdheut, duke e paguar lirinë me jetën e tyre.

Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, Prekazi ishte një kështjellë e lirisë, ishte një kortifikatë e pamposhtur e kombit tonë dhe i tillë mbetet edhe sot. Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës, një monument i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq”, ka thënë mes tjerash presidentja Osmani.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 885)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com