DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani: Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqen

6 Shkurt 2026
A A
Osmani: Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqen
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e meriton Çmimin Nobel për Paqen, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tij në proceset paqësore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Newsweek, e pyetur nëse do ta nominonte Trumpin për këtë çmim prestigjioz, Osmani është përgjigjur pozitivisht.

“Sigurisht, nëse unë jam presidente [kurdo që të jetë] kjo gjë do të ndodh”.

Ajo theksoi se, pavarësisht debateve dhe kritikave që e shoqërojnë figurën e Trumpit në arenën ndërkombëtare, Kosova e vlerëson kontributin e tij “nga afër” dhe mbi bazën e përvojës konkrete.

“E di që ka të tjerë që mund të kenë mendime të ndryshme, por ne e shohim kontributin e tij nga afër”.

Duke folur nga Samiti i Qeverive Botërore në Dubai, Osmani e përshkroi Kosovën si “popullin më pro-amerikan në Tokë”, duke nënvizuar mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës për rolin e SHBA-së në historinë e vendit.

Ajo rikujtoi se mbështetja amerikane, bashkë me aleatët perëndimorë, ishte vendimtare në momentet më të vështira për Kosovën.

Presidentja theksoi se ka zhvilluar katër biseda të shkurtra, por “shumë kuptimplota”, me Donald Trumpin, duke e cilësuar angazhimin e tij si “një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas saj, ky rol nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që ekzistojnë në skenën ndërkombëtare.

Çmimi Nobel për Paqen jepet çdo vit nga Komiteti Norvegjez i Nobelit dhe nominimet për kandidatët mund të bëhen nga një numër i kufizuar personash, përfshirë krerët e shteteve. Fituesi shpallet tradicionalisht në muajin tetor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 770)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com