E para e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë të rënë për popullin e Kosovës kur rrezikohej shfarosja.
Këtë deklaratë presidentja e tha para medieve pas homazheve tek varri i Rugovës.
“Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bash të gjithë qytetar e Kosovë për liri, pavarësi dhe demokraci por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumit pikërisht në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s i cili edhe e ndihmoj çlirimin e Kosovës e pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoj edhe vetë pavarësimin e vendit tonë”, tha Osmani.
Ajo tha se vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës.
“ Ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikes dimensionin human të saj, dimension që fatkeqësisht i mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politik bërjes në Kosovë, por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha presidentja.

