DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmanit s’iu dha një gurë i Trepçës për t’ia dhuruar Trump, Ministria e Ekonomisë: Koha ishte e shkurtër

11 Mars 2026
A A
Osmani pasi shpërndau Kuvendin: Jam krenare për këtë vendim, ndonëse mund të kontestohet në Kushtetuese
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Osmani kishte kërkuar një gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhuruar presidentit amerikan Donald Trump, por Qeveria e Kosovës nuk ia ka pranuar këtë kërkesë.

Në lidhje me këtë ka reaguar Ministria e Ekonomisë ka thënë se kërkesa e Vjosa Osmanit ishte bërë më 16 shkurt, një ditë para se të kishte udhëtim zyrtar.

Tutje thuhet se zyrtarët përgjegjës e kanë trajtuar me urgjencë kërkesën e zyrës së presidentes, por për shkak të procedurës ligjore  dhe administrative, koha ka qenë  e pamjaftueshme për të përmbushur kërkesën.

Më poshtë komunikata e plotë:

Ministria e Ekonomisë reagon ndaj raportimit të njëanshëm të publikuar nga Gazeta “Nacionale” të datës 11.03.2026 lidhur me pretendimet për refuzimin e kërkesës për dhurimin e një minerali/kristali nga Muzeu Shtetëror i Mineraleve dhe Kristaleve “Trepça”.

Ministria e Ekonomisë thekson se kërkesa nga Zyra e Presidentes për dhurimin e kristalit është pranuar më 16 shkurt 2026, përkatësisht një ditë para udhëtimit zyrtar të Presidentes të Republikës së Kosovës. Zyrtarët përgjegjës e kanë trajtuar me urgjencë kërkesën e zyrës së presidentes, por për shkak të procedurës ligjore  dhe administrative, koha ka qenë  e pamjaftueshme për të përmbushur kërkesën.

Bazuar në legjislacionin përkatës, mineralet/kristalet mund të dhurohen ose të shkëmbehen me institucionet homologe të shteteve të tjera, kur kjo u shërben interesave kombëtare dhe kur vlerat e tyre janë të barasvlefshme. Mineralet/kristalet që mund të dhurohen ose të shkëmbehen përcaktohen nga Komisioni Profesional, i cili themelohet me vendim të Drejtorit Ekzekutiv të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.

Dhurimi apo shkëmbimi mund të realizohet vetëm me vendim përfundimtar, pas rekomandimit të dhënë nga komisioni profesional. Rrjedhimisht, për përmbylljen e këtij procesi, afati kohor ka qenë tejet i shkurtër.

Pretendimet që e lidhin këtë çështje me zhvillime politike apo me marrëdhënie ndërmjet institucioneve janë interpretime të njëanshme mediale dhe nuk reflektojnë faktet, për të cilat gazeta “Nacionale” nuk ka kërkuar qëndrimin zyrtar nga Ministria e Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë, sipas kompetencave ligjore, mbetet e përkushtuar për trajtimin e çdo kërkese në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës, rregullat për menaxhimin e pasurisë publike si dhe parimin e transparencës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 446)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 127)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (133)
  • Shpallje (1)
  • Sport (248)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com