Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovësi ka drejtuar një letër zyrtare presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara.
Përmes letrës, OVL e UÇK-së, bën të ditur se duan të dinë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, dhe nëse ka pasur shkëmbim të ri letrash mes Osmanit dhe Përfaqësueses së Lartë aktuale të BE-së, Kaja Kallas.
Nga OVL e UÇK-së thanë se janë të interesuar drejtpërdrejtë në proces, duke qenë se bashkëluftëtarët tanë ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.