Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas hapjes së një ekspozite në Kuvendin e Serbisë kushtuar Njësive Speciale të Policisë dhe komandantit të tyre, Obrad Stevanoviq.
Në reagim, OVL e UÇK-së thotë se ndërsa në Kosovë vazhdojnë kërkimet për të pagjeturit e luftës, Serbia po vazhdon të glorifikojë figura të lidhura me krimet e kryera gjatë luftës.
Po ashtu, organizata ka kërkuar reagim të qartë nga SHBA dhe BE, duke theksuar se heshtja ndërkombëtare për këto veprime përbën “bashkëfajësi morale”.
