Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli ka folur para qytetarëve të Gjilanit.
Ai ka thënë se treva e Anamoravës meriton më shumë perspektivë, dhe është urë lidhëse me shqiptarët e Luginës, e atyre të Maqedonisë, është vendi që ka dhënë shumë për Kosovën, por ka marrë pak nga ajo.
Pacolli tutje tha se pavarësisht sfidave që kjo trevë kaloi, ajo arriti të ringjallet me fabrika, që më vonë me pushtete të ndryshe u shndërruan në lagje ndërtesash apo hekurishte.