Sot në Prishtinës, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një depo ku dyshohej për mallra të kontrabanduara.
Gjatë veprimeve në terren është konstatuar një sasi e konsiderueshme mbathjesh me marka të mbrojtura tregtare.
Depoja në fjalë nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka udhëzuar zyrtarët doganorë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, malli është duke u sekuestruar dhe inventarizuar. Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro.
